Kanë kaluar pesë orë nga mbyllja e të gjitha vendvotimeve në vend për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV ku nga 97.55% e votave të numëruara edhe zyrtarisht nga Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë, rezultati është si në vijim:

Kandidati për President, Blerim Reka ka fituar 76.697 vota.

Kandidatja për President, Gordana Siljanovska Davkova ka arritur të marrë 315.295 vota

Kandidati për President, Stevo Pendarovski ka fituar 316.716 vota.

Këto janë rezultatet e 97.55% të përpunuara të vendvotimeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj, 2019. Dalja sot ishte 42.03%.