Në ditën e fundit si President i vendit, para se ti skadoj mandati ditën e diel, Gjorge Ivanov sot e shfrytëzoi të drejtën ligjore dhe dorëzoi kërkesë deri te Shërbimi qeveritar për çështje të përgjithshme për huazimin e kabinetit.

Sipas informatave zyrtare kësaj kërkese i është përgjigjur pozitivisht shërbimi qeveritar, sepse buxheti për zyrën përfshin 8 për qind nga buxheti vjetor i kabinetit të presidentit, që është në pajtim me ligjin ekzistues për të drejtat e Presidentit dhe familjes së tij pas mbarimit të funksionit.

Me këtë, definitivisht Ivanov nuk do të kthehet në vendin e vjetër të punës, Profesor në Fakultetin Juridik “Justinijani Parë”, por deri në fund të jetës do të shfrytëzojë pension mujor prej rreth 100.000 denarë, vozitës dhe sigurim personal.