Ish-presidenti i Shqipërisë, lir Meta, ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg.
Përmes avokatit Kujtim Cakrani, Meta ka kërkuar në Kushtetuese lirimin nga qelia. Ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt.
Gjithashtu, Meta ka kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.
Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.
Comments are closed for this post.