Deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se pushteti po godet pensionistët dhe kategoritë tjera më të dobëta në vend.

“Qeveria po zhgënjen gjithë qytetarët. Sjell ligje për tregun e gjelbër, ndërsa LSDM i godet pensionistët. Çdo herë kur LSDM është në pushtet, godet pensionistët. Me ndryshime ligjore me të cilat ju ndaloi pensionistëve të punojnë në tregje dhe të kenë të ardhura shtesë”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se partia në pushtet çdo herë godet kategoritë më të dobëta të qytetarëve.

“Pensionistët do të marrin pensione më të ulëta sesa në kohën e OBRM-PDUKM-së. Është anuluar dhe shkurtuar rritja që është dashur ta kanë pensionistët”, tha Gjorçev.