Sektori për Punë të Brendshme – Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në Shkup janë regjistruar gjithsejtë 168 shkelje të rregullave të trafkut.

Prej tyre 14 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dy sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, nëntë masa për kalim në semafor të kuq.