Me furnizimet publike janë të ndërlidhura rreziqet më të mëdha për korrupsion. Është e domosdoshme të ndërtohet një sistem afatgjatë dhe i qëndrueshëm për parandalim, i cili nuk do të pësojë ndryshime me çdo ndryshim të qeverisë, theksoi zëvendëskryetarja e Qeverisë e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska në diskutimin për gjendjen me furnizimet publike në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Qendra për komunikime civile në kuadër të Forumit të hapur për antikorrupsion, i cili po mbahet sot në Shkup në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.

Ajo theksoi se krahas rregullores së mirë ligjore, siç theksohet në komunikatën e pres-shërbimit qeveritar, nevojitet edhe institucione të përgatitura, të cilat do të kenë persona profesionistë në pjesën e furnizimeve publike dhe kushte të mira për punë që të mund të përgjigjen në sfidat me të cilat përballen.

“Në ligj nuk mund të parashikoni gjithçka, një pjesë i mbetet ndërgjegjës dhe vetëdijes së të gjithë faktorëve, për atë se si ata e respektojnë ligjin dhe se veprojnë”, deklaroi ajo dhe shtoi se në vendin tonë Byroja për furnizime publike është trupi, i cili duhet me kohë t’i detektojë proceset e dyshimta të pdo institucioni që kryen furnizime publike, duhet të ketë persona profesionistë, të cilët do të kujdesen që i gjithë procesi të jetë në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore.

Duke u prirur nga nevoja për përforcim të indikatorëve për korrupsion, zëvendëskryeministrja Gërkovska informaoi se janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në drejtim të përforimit të sistemit të alarmimit të Byrosë, për parregullsi eventuale (flamuj të kuq) në furnizimet publike. Me këtë qëllim është vendosur bashkëpunimi me Agjencinë nacionale për antikorruosion të Italisë, i cili ka krijuar sistem efikas të indikatorëve për rreziqet nga korrupsionit në procedura konkrete të furnizimeve publike.

Në ngjarje është prezantuar Raporti vjetor për evoluim krahasues për furnizimet publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilin e harton koalicioni i organizatave civile nga rajoni – Balkan Tender Watch.