Që në kohën e zgjedhjeve presidenciale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zev e mori fshesën për që pas zgjedhjeve të fshi nga kabineti ministrat që nuk kanë treguar suksese gjatë mandatit të tyre.
Siç thonë burimet jozyrtare, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila punon bashkë me disa të tjerë kundër kryeministrit Zaev ka thënë se kryeministri mund të shkarkojë vetëm ata që vijnë nga Strumica e jo edhe ata nga Shkupi.
Nuk dihet nëse këta biseda i ka bërë diku në ndonjë takim mes miqësh, por ende ndonjë reagim zyrtarë nga Shekerinska nuk ka.
Siç thonë këto burime, Shekerinska e ka ndjerë rrezikun se mund të shkarkohet, andaj edhe ka reaguar në atë formë.
Edhe nga BDI disa ministra si Sadulla Duraku dje i nxori dhëmbët duke theksuar se ndryshimin e ministrave mund ta bëjë vetëm BDI dhe askush s’mund të përzihet në BDI.
Ndryshe kryeministri Zoran Zaev, nuk dihet se kur do të nis me fshesën për të fshi ministrat që nuk kanë treguar rezultat.
Comments are closed for this post.