Ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe zëvendësi i tij Petar Atanasaov u shprehën se janë të fokusuar në punën e tyre, sa i takon pyetjes lidhur me fshesën e paralajmëruar të Zaevit.

“Në jemi të fokusuar në punën që e kryejmë dhe atë maksimalisht, vazhdojmë me aktivitetet tona, me dinamikën e paraparë. Tani për tani merremi me këtë çështje”,tha Ademi, njofton Alsat-M.

“Në këtë pyetje duhet të përgjigjet vetë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kjo nuk është pyetje për ne”, deklaroi Petar Atanasov, zv. Ministër i Arsimit.