Nga sot filloi rinovimi dhe rikonstruimi i plotë i ambulancave, laboratorëve dhe ordinancave specialistike të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, ISHP Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Rikonstruksioni kushton 29 milionë denarë, me të cilin pritet të krijohen kushte për diagnostikim dhe mjekim më efikas të pacientëve.
Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksioska Papestiev, theksoi se me këtë investim do të rikonstruohen dhe renovohen platoja përpara vetë Klinikës, sallat e pritjes, ambulanca, laboratorët dhe kabinetet specialistike, me qëllim që, siç tha , pacientët të kenë qasje më të sigurt në Klinikë, si dhe diagnostikim dhe mjekim më efikas dhe me cilësi më të lartë.
“Me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor të grave në vendin tonë, po njoftojmë një investim të rëndësishëm në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Në Klinikën tonë ka një frekuencë të lartë. Materniteti më i madh me rreth katër mijë lindje, operacione gjinekologjike minimale deri në komplekse që numërojnë rreth pesë mijë, dhe 73 mijë ekzaminime specialistike dhe subspecialistike. E gjithë kjo frekuencë, si dhe mungesa e mirëmbajtjes, paralajmëron nevojën për një investim prej 29 milionë denarësh, i cili do të realizohet deri në fund të këtij viti”, kumtoi Drejtoresha e Gjinekologjisë.
Aleksioska Papestiev informoi se me qëllim që t’u ofrojnë kujdes më cilësor grave, kanë mundësuar shkurtimin e listës së pritjes përmes prokurimit të pajisjeve për kirurgji minimalisht invazive me vlerë 32 milionë denarë, të cilat, siç theksoi ajo, i mundësojnë pacientes të dalë në shtëpi më shpejt dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet lista e pritjes për këto paciente.
Drejtoresha paralajmëroi se po punojnë për investime dhe krijimin e një qendre moderne in vitro.
“Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ka prezantuar gjithmonë teknikat më të fundit moderne, si diagnostikuese ashtu edhe terapeutike, kështu që në vitin 2000 u krye fekondimi i parë in vitro këtu dhe foshnja e parë in vitro lindi në vitin 2000 në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Fatkeqësisht, fekondim in vitro nuk ishte kryer në klinikën tonë për katër vjet, por që nga nëntori i vitit 2024, puna ka rifilluar, me programin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që miraton 27 milionë denarë për modernizimin e pajisjeve të vjetruara që nuk janë rinovuar për 15 vjet, dhe fekondimi in vitro ka filluar, dhe shpresoj që pas përfundimit të këtij projekti do të jemi në gjendje të ndjekim trendet globale, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për një vend si i yni, ku për fat të keq është e qartë për të gjithë ne se shkalla e lindshmërisë po bie”, tha Aleksioska Papestiev.
Comments are closed for this post.