Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar rreth situatës së krijuar me pandeminë e coronavirusit.

Ai tha se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 26 raste të reja dhe ka pasur një viktimë.

Ai tha se lajmi i mirë është që nëntë pacientë janë shëruar, prej të cilëve tetë nga Dibra dhe një nga Shkupi. Filipçe tha se pacientët me gjendje klinike më të mirë kanë shenja përmirësimi dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme, të shërohen plotësisht dhe të lëshohen në shtëpi.

Filipçe deklaroi se gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë rritje të kapaciteteve për testim, me çka do ët ketë edhe raste të reja.