Janë mbyllur 22 objekte hotelerie në Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë, kurse është vërejtur se 60 tregtarë i kanë rritur çmime pa bazë, veçanërisht të limonëve, kanë konstatuar inspektorët e tregut gjatë 5155 inspektimeve të realizuara gjatë javës së kaluar (22 – 27 mars 2020).

Inspektime ka kryer edhe Inspektorati i punës. Prej 748 inspektimeve, ka parashtruar 13 vendime dhe 48 shkresa për punëdhënësit të cilët nuk kanë vepruar në bazë të rekomandimeve të Qeverisë. Shkeljet kanë qenë në pjesën e mosmbrojtjes së punëtorëve nga COVID-19 (virusit korona).

Gjatë konferencës për media që u mbajt sot nga kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska Grashoska, është njoftuar gjithashtu, se gjashtë inspektorate të Këshillit Inspektues gjatë po të njëjtës periudhë kohore, kanë realizuar 763 inspektime.

367 inspektime i ka kryer Agjencia për ushqim dhe veterinari, ku janë parashtruar 19 shkresa për shkak të mosrealizimit të trajnimeve për njohuritë bazike për ushqim të sigurt, ndërkaq është vërtetuar edhe se punojnë punëtorë të cilët nuk kanë pasur kontrolle mjekësore për librezë sanitare.

Kontrolleve të inspektorateve u janë nënshtruar edhe mishtoret dhe marketeve. Katër prej tyre u janë dhënë vendime për realizim të deratizimit dhe dezinfektimit për shkak të kushteve të këqija higjienike.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka kryer 246 inspektime, dhe ka lëshuar 2774 leje shtesë për vizitës profesional të automjeteve transportuese, kurse është konstatuar se vozitësit u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19.

180 kontrolle i ka realizuar Inspektorati shtetëror i transportit, dhe ka konstatuar se transporti ndërurban është zvogëluar thuajse për 90 për qind. Te një transportues është vërejtur lëshim, sepse nuk e ka respektuar rekomandimit për zvogëlim të numrit të udhëtarëve për 50 për qind.

Lëshime nuk janë vërejtur në barnatore, është konstatuar nga 36 inspektimet e realizuara nga Agjencia për barëra.