Prokorja Fatime Fetai në seancën e sotme gjyqësore në rastin “Titanik2” ka paraqitur argumentet përmbyllëse duke kërkuar dënimin e të pandehurve.

“Gjatë procesit të provave janë vërtetuar fakte të provuara që tregojnë se fajësinë e të pandehurve, theksoi prokurorja Fetai, e cila shtoi se është dëshmuar një ndikim i menduar nga Sasho Mijalkov dhe një nxitje e menduar nga Menduh Thaci ndaj anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, si dhe sjellje të paligjshme nga Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Saso Srcev.

Fetai u shpreh se kur e kanë para se në Strumicë po i humbin zgjedhjet, VMRO-ja është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saja.

“Me fuqinë e tij dhe ndikimin real, Mijalkov, si kreu i policisë sekrete, kontaktoi Thaçin, i cili nga ana e tij i tha Bedredinit të votojë për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve në tri vendvotime në Strumicë dhe në këmbim të anulimit të votave elektorale në Çair, dhe në favor të PDSH-së”, tha Fetai.