Maqedonia ka tërhequr ambasadorin e saj në Japoni Goran Cekov, për shkak të “rezultateve të pakënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit”.

“Sipas kompetencave ligjore dhe procedurave të brendshme, Komisioni në Ministrinë e Punëve të Jashtme i rekomandoi ministrit resor që t’i propozojë Qeverisë tërheqjen e ambasadorit aktual të Republikës së Maqedonisë në Japoni, bazuar në nenin 3 të Dekretit për përcaktimin e çështjeve që konsiderohen si rezultate të pakënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit në punën e ambasadorit”, informuan nga MPJ.

Qeveria e pranoi propozimin e ministrit për tërheqjen e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë në Japoni, pas së cilës presidenti i vendit nënshkroi dekretin për tërheqjen. Cekov ka 5 ditë kohë që të kthehet nga.

Jozyrtarisht, Cekov u tërhoq pasi dy punonjëse të Ambasadës raportuan për sjellje të pahijshme nga ana e ambasadorit. Deputeti i VMRO-së Antonio Milloshovski gjithashtu pak kohë më parë kishte deklaruar se ambasadori është përfshirë në një skandal, pasi dy punonjëse e kanë denoncuar për sjellje nënçmuese dhe shqetësim seksual.

Cekov është diplomat karriere që nga viti 1996 – ai shërbeu në misionin e NATO-s në Bruksel, në ambasadën në Oslo, Norvegji dhe ishte ushtrues detyre shef i misionit të NATO-s në Bruksel.