Eksporti i mallrave në Maqedoni ka shënuar rënie

Ekonomi 08.02.2021 / 15:36

Eksporti i mallrave nga vendi gjatë vitit të kaluar ka shënuar rënie prej 7,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas ESHS-së, vlera e tërësishme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, arrin 6.633.216 mijë dollarë amerikan.

Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë arrin 8.709.485 mijë dollarë amerikan, që është për 7,7 për qind, më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, sërish në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, arrin 2.075.269 mijë dollarë amerikan.

Mbulimi i importit me eksportin në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, arrin 76,1 për qind.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se më së shumti vitin e kaluar kemi eksportuar katalizatorë për transporuesit me metale të çmuara ose përbërësit e tyre, setet e përçuesve të ndezjes dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë dhe anije, pjesë të sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe ferronikel.
Në vitin 2020 në vend më së shumti janë importuar platina dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë të pluhurit, vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara), produkte të sheshta nga hekuri ose aliazh çeliku, jo të platinuar ose të pambështjellur dhe metale tjera nga grupi i platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit.

Në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, sipas vëllimit të tërësishëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë.




Comments are closed for this post.

Të fundit