Ministria për Punë të Brendshme informon se me datë 28.09.2022, nga zyrtarët policorë të SPB Veles, pas masave dhe aktiviteteve operative, është arrestuar M.B.(51) nga Kavadari, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “vrasje” sipas Art. 123 i Kodit Penal.

Nga MPB thonë se me datë 06.09.2022, e dyshuara ka qenë në shtëpinë e I.M.(70) në Kavadar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie dhe pas një debati verbal mes tyre ka ndodhur një përleshje fizike, me ç’rast e dyshuara e ka lënduar I.M me një send të mprehtë, dhe më pas ka derdhur lëng të ndezshëm në trup, i ka vënë flakën dhe është larguar nga vendi.

“Pas marrjes së masave dhe veprimeve me urdhër të Gjykatës Themelore Kavadar, në banesën e të dyshuarës janë kryer bastisje, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar sendet me prejardhje nga vepra penale dhe gjatë intervistës zyrtare ajo ka sqaruar veprën në tërësi”.

“Nga DPB Kavadar në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar kundër M.B. është parashtruar kallëzim penal dhe gjyqtari nga Gjykata Themelore e Kavadarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga MPB Maqedoni.