Nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir i kanë privuar nga liria A.D. (30) dhe SH.K. (37), të dy nga Manastiri.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes në shtëpinë e A.D., e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur heroinë dhe kartëmonedha të ndryshme.

Poashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e SH.K., e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar heroinë, peshore digjitale dhe sende me mbetje të heroinës.

Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse, informojnë nga MPB-ja.