Në qendër të Shkupit është vendosur instalacioni “Duke pritur Godonë”, i cili i kushtohet qëndrimit të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky aktivitet është pjesë e projektit Artivator të Qendrës për Arte Bashkëkohore.

Nga Qendra thonë se frymëzimi për këtë vepër vjen nga ngjashmëria e situatës në dramën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett dhe procesit të integrimit evropian të Maqedonisë.

“Edhe pse në pamje të parë mund të tingëllojë joserioze, qesharake dhe absurde, megjithatë ekzistojnë ngjashmëri të mëdha midis dy ngjarjeve, si, drama e Beckett-it dhe atij në shtetin e Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Ashtu siç Vladimiri dhe Estragoni (personazhet kryesore në dramën e Beckett-it) presin me orë e ditë që Godo të vijë dhe të sqarojë dilemat e tyre dhe të zgjidhë problemet e tyre, ashtu edhe Maqedonia pret fillimin e negociatave, datën e negociatave, duke shpresuar se kur të vijë BE-ja të gjitha problemet tona do të zgjidhen me një shkop magjik”, thonë nga Qendra për Arte Bashkëkohore.

Ata shtojnë se nëse një analizë më e thellë e situatës në dramën e Beckett-it, ka ngjashmëri të mëtejshme me situatën me integrimin evropian, sepse personazhet Vladimir dhe Estragoni në momente të caktuara nuk janë aspak të sigurt nëse Godo u ka thënë se do të vijë, ashtu si ata nuk janë të sigurtë se a e presin atë në vendin e duhur.

“Po kështu, ne, duke pritur datën e negociatave dhe duke përmbushur vazhdimisht disa kushte të reja dhe të reja, nuk e dimë më se çfarë presim, e as sa duhet të presim! Mendojmë nëse jemi duke pritur në vendin e duhur! Analogjia e skeleteve është në të vërtetë analogjia e pritjes së përjetshme apo të gjatë të paraqitur në thënien urbane maqedonase “Duke pritur u bëra skelet”, shpjegojnë autorët e instalimit të pazakontë.