Ҫmimet e Brit Awards shënuan rikthimin e muzikës live në Britani, derisa Dua Lipa bëri homazhe për heroin Folajimi Olubunmi-Adewole, kur pranoi qmimin e albumit më të mirë.
Ajo poashtu fitoi qmimin kryesor të British Female Solo Artist, që ia kushtoi çmimin e saj shpëtimtarit të njohur si Jimi, duke bërë thirrje që ai të nderohej me një Çmim Trimërie pasi ai humbi jetën tragjikisht ndërsa përpiqej të shpëtonte një grua e cila u hodh brenda lumin Thames nga Ura e Londrës.
Dua gjithashtu në fjalimet e saj të kërkoi që audienca t’i jepte Kryeministrit Boris Johnson ‘një mesazh’ që stafi i vijës së frontit meritonte një rritje page para se t’i kushtonte çmimin e saj infermierit Dame Elizabeth Anionëu.
Çmimet BRIT shënuan kthimin e muzikës live për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid, ndërsa të nominuarit e këtij viti u ngjitën në skenë përpara një audience të kufizuar të punëtorëve kryesorë në O2 Arena të Londrës./Bota sot
Comments are closed for this post.