Këtë mëngjes në kryqëzimin Novo Lisice në Shkup po digjej një makinë. Banorët e zonës u përpoqën që të shuajnë zjarrin që kishte kapluar makinën por i menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i shërbimit të zjarrfikësve të cilët lokalizuan zjarrin. Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar, raportohet vetëm për dëme materiale.