Rasti “Krmzov” zhvillohet në disa faza dhe PJB-ja e MPB-së, në koordinim me disa institucione të tjera, zbulon dyshime për krim më shumë se sa pritej, bëjnë të ditur për “Plusinfo” burime të mirëinformuara.
Gjatë ditës së djeshme janë futur edhe dy depo të tjera të perandorisë së Strumicës të biznesmenit Krmzov, i cili konsiderohet i afërt me familjen Strumicase të ish-kryeministrit Zoran Zaev.
Një nga krimet kryesore të ngarkuara me personat nën hetim është kthimi fiktiv i TVSH-së dhe dëmtimi i thesarit të shtetit. U gjetën dy kamionë me prova. Vetëm në një rast kanë paraqitur 880 milionë denarë për rimbursim të TVSH-së.
Sipas burimeve të portalit, aksioni mund të shtrihet edhe tek ish-bartësit e institucioneve shtetërore, si ish-drejtoresha e Shërbimit të të hyrave të brendshme Sanja Lukarevska dhe drejtoresha e Regjistrit Qendror. “Republika”, nga ana tjetër, mëson se në LSDM ka edhe anëtarë që janë shprehur për krim.
Hetimi ka zbuluar se kompanitë e qytetarëve të Kosovës janë regjistruar me emra fiktive, të cilët nuk ekzistojnë në bazën e të dhënave, për të parandaluar krimin.
Comments are closed for this post.