Sot u promovua albumi me shtatë këngë i Tuna Sejdiut.

Tuna Sejdiu vendosi që ta promovojë albumin e ri “Fortuna” në Shkup, ku edhe mbajti koncert ‘live’.

Këngëtarja pas përfundimit të performancës dhuroi albumin e saj për të ftuarit, duke firmosur me emrin e saj.

E veçanta e kopertinës së albumit është se ajo ia ka kushtuar disa fjalë zemre djalit, Tianit.

“Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim. Të don mami”, ka shkruar Tuna në dedikimin prekës për të birin.

Kujtojmë që albumi i ri i Tunës përmban shtatë këngë, në mesin e tyre një bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe një me Yll Limanin.