Emina Çunmulaj sërish është kapur me një nga ndjekësit e saj.

Super modelja shqiptare Emina Cunmulaj e cila karrierën e saj e ushtron në Amerikë prej vitesh është martuar me biznesmenin e njohur izraelit, Sam Nazaria.

Çifti kanë dy vajza dhe shpesh herë në profilin e saj Emina ndanë moment të bukura familjare.

Ajo është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, ku përveç jetës së saj flet dhe për problemet e ndryshme të Shqipërisë.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka qenë vazhdimisht duke komentuar zgjedhjet në Tuz, ku dhe ka shprehur hapur gëzimin e saj që fitoi koalicioni shqiptar.

Mirëpo, siç duket njëri prej tyre nuk e ka pëlqyer këtë përkrahje të Eminës dhe i ka dërguar asaj një mesazh në privat ku i shkruan se ajo nuk është Shqiptare pasi është martuar me një arab, shkruan xing.

“Shkon me arab nuk je shqiptare”, i shkruan fansi, ndërkohë që Emina nuk ka ngurruar të publikojë mesazhin dhe t’i mbyll gojën fansit me përgjigjen e saj.

“E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptar nga ajo që jam unë… Turp të qoftë… Se e shkreta nënë me halle të ka rrit trupit e të ka mësuar të keqen nga e mira por ti djal shko gjeje ndonjë punë e mos humb kohë me energji negative se për besë more vëlla kështu ndahen njerëzit”, i përgjigjet Çunmulaj.