Deri kur SDS do ta mbrojë Pajazitin dhe do të mbulojë që të arrestuarit për vrasjen te Mavrovka u arratisën nga burgu?
Përse është arratisur Blerim Ramadani fajin e ka vetëm Pajazit Pajaziti. Nëse Pajaziti do të ishte dënuar me paraburgim efektiv, Ramadani tani do të ishte në Shutkë.
Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është vetëm gjykatës për mbrojtjen e SDS-së dhe BDI-së përmes instalimeve të tyre në gjyqësor. SDS gënjen dhe manipulon me ditë, vetëm që ky ekzekutor i BDI-së të mbetet gjykatës.
Në anën tjetër, SDS-ja po shpërndan pupla për të mbuluar skandalin me të burgosurit e arratisur nga Idrizova dhe Shutka, të cilët ishin të paraburgosur për vrasjen te Mavrovka, e të arratisur nga burgu në kohën e SDS-së. Po të mos ishin arratisur nga burgu gjatë SDS-së, nuk do të kishte ndodhur vrasja te Mavrovka. Logjikisht lind pyetja, a i ka lejuar SDS qëllimisht arratisjen e këtyre dy të burgosurve dhe për çfarë qëllimi?
Institucionet janë të shkatërruara nga SDS dhe BDI. Pasojat e kësaj janë ende duke u ndjerë. Por për gjithë këtë do të ketë përgjegjësi dhe institucionet tashmë u janë kthyer qytetarëve”, thotë Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.