Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë se 17 nga të lënduarit e aksidentit fatal të së dielës në Slavonski Brod do të lirohen sot nga spitali.

Ajo për Klankosova.tv ka deklaruar se qysh në mëngjes ka kontaktuar në telefon me të lënduarit për të mësuar më shumë për gjendjen e tyre.