Një delegacion shtetëror- kishtar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mori pjesë në Meshën në Bazilikën “Shën Klemente” në Romë, ku vendosën kurorë me lule në varrin e Shën Kirilit. Tradicionalisht sot delegacioni do të marrë pjesë edhe në audiencën me Papa Françeskunn në Vatikan, pas së cilës Xhaferi do të ketë takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.