Situata te Barcelona për shkak të covid-19 nuk është e mirë. Katër lojtarë janë të konfirmuar si të infektuar.

Një ditë më parë klubi katalanas njoftoi se e kanë pësuar Alves dhe Lenglet, kurse sot Jordi Alba dhe Balde.

Dyshime ka edhe për Ousmane Dembele. Sulmuesi francez nuk është ndjerë dhe është në pritje të rezultatit të PCR.