Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë deri në 1.5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me vendimin kryhet ulje e çmimit me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.58%.

EUROSUPER BS-95 – 70,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS-98 – 72,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) – 61,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 61,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 35,930 (denarë/kilogram).

Me vendimin e KRE-së për 0.751 denarë për kilogram, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet dhe tani do të rrijë në 35.930 denarë.

Si arsye për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, nga KRE i theksojnë uljen e çmimeve referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit, me rreth 3.794 për qind për benzinën dhe rreth 2.287 për qind për naftën, si dhe 0.043 për qind kursit më të lartë të këmbimit të denarit kundrejt dollarit.