Ata janë një çift i vërtetë, në raportin burrë grua aktorët Romir Zalla e Suela Bako të cilët janë protagonistët kryesorë në shfaqjen “Çifti i hapur” me regji të Sulejman Rushitit dhe tekst të Dario Fo dhe Franca Rame. Sot pritet të prezantohet para publikut gostivaras, ndërsa nesër do të jepet në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Pas Tiranës dhe Durrësit, komedia “Çifti i hapur” vjen edhe në Gostivar dhe Shkup. Shfaqja është një bashkëpunim mes Teatrit të Durrësit “Aleksander Moisiu” dhe Teatrit të Gostivarit, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Gostivarit. Ky bashkëpunim është zgjeruar edhe në shkëmbimin e stafit. Në role kryesore vinë aktorët e njohur Romir Zalla dhe Suela Bako. Siç e theksuam raportin e tyre të bashkëshortësisë, është i rëndësishëm ky raport nga shkaku se edhe autorja e kësaj vepre dramaturgjike edhe pse njihet më shumë si vepër e Dario Fosë, mund të thuhet se ai e redaktoi veprën, ndërsa e ka shkruar bashkëshortja e tij Franca Rame. Janë problemet e një çifti që hapen para publikut dhe gjejnë pjesë nga jeta e tyre e përditshmërisë.

Përveç aktorëve kryesorë, në komedi interpretojnë Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani. Muzikën e ka bërë profesoresha Teuta Halimi. Regjisori Rushiti thotë se ka qenë kënaqësi bashkëpunimi dhe pranimi i këtij teksti me një çift qe e ka njohur prej kohësh, gati 30 vite ka qenë një njohje energjie dhe se sinteza e energjisë së mirë përcillet edhe te publiku.

Skenografia Besar Elezi, në instrument: Besmir Guma , posteri: Vigan Demiri .

Aktori Romir Zalla thotë se ky tekst i flet jetës bashkëshortore dhe në esencë është një tekst feminist.

Suela Bako thotë se ky tekst është një kushtrim për lirinë e gruas dhe fton secilën grua ta shoh këtë komedi.

Ky tekst është një satirë e ngritur mbi një çift  të quajtur Franko dhe Luiza përmes të cilëve përmes situata komike përcillen mesazhe të forta kritike ndaj realitetit shoqëror.

11 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 | 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬

Vendi: Teatri i Gostivarit

12 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 | 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬

Vendi: Teatri Shqiptar- Shkup