Skuadra londineze Chelsea, thuhet se është e gatshme të paguajnë kartonin e plotë për talentin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Skuadra nga Londra Chelsea, janë të gatshëm t’i hynë garës për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund Erling Haaland, raporton “90min”.

Raportohet se edhe Manchester City kanë shprehur interesim serioz për yllin norvegjez, i cili po ashtu ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Real Madrid.

Haaland ka shënuar 33 gola në 32 paraqitje për Dortmundin, që prej transferimit të tij te skuadra gjermane nga austriakët e RB Salzburg këtë janar.