Konstruksione të çrrënjosura të çative, fasada të dëmtuara të objekteve, pemë të rrëzuara, bilborde dhe automjete të dëmtuara, është bilnanci i erës së fuqishme që mbrëmë vonë ka fryrë në Shkup me shpejtësi prej mbi 100 kilometra në orë.

Një pjesë e pasojave që i ka lënë era e fuqishme kanë mundur të shihen mëngjesin e sotëm.

Ekipet e Qytetit të Shkupit kanë qenë të mobilizuar gjatë natës dhe deri në orët e hershme të mëngjesit kanë punuar për sanimin e dëmeve.

Janë mënjanuar konstruksionet e llamarinës nga ndërtesa dhe pemët e çrrënjosura nga rrugët. Nga hovi i madh i erës së fuqishme nuk qëndroi as fasada e ndërtesës së MEPSO-s. Pemët e rëna dhe një pjesë e çative të ndërtesave shkaktuan bllokim të trafikut.

Autoritetet e qytetit gjatë gjithë natës ishin në terren dhe në profilet zyrtare të fejsbukur informuan për gjendjen e re të krijuar.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili dje në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi për sanimin e dëmeve, mëngjesin e sotëm shprehu mirënjohje deri te shërbimet e qytetit.

“Falënderim i madh deri te shërbimet e qytetit, të cilët të palodhur punuan deri në orët e hershme të mëngjesit, me qëllim që të mënjanohen pengesat nga rrugët e Shkupit. Krenohem me Ju njerëz të mirë”!!!, shkroi Shilegov.

DPHM paradite komunikoi se në Shkup era ishte me shpejtësi prej mbi 100 kilometra në orë, ndërsa në pjesët perëndimore të shtetit ka qenë me shpejtësi prej rreth 70 kilometra në orë.