Byreku është një ushqim tradicional i vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Byreku është huazuar nga recetat e Perandorisë Osmane dhe variante të ngjashme ose të ndryshme të tij mund të gjenden në çdo cep të këtij rajoni.
Racionet: 4 ose 5
- 3 filxhanë çaji miell,
- 2 kokrra vezë
- 1 pako gjalpë ose vaj ulliri
- ¾ liter qumësht
- 1 filxhan çaji niseshte
- pak kripë
Udhëzimet
Si fillim duhen përgatitur petët e byrekut. Në ditët e sotme mund të përdorni edhe petë të gatshme, por e mira e të mirave është që petët t’i përgatisni vetë.
Hidheni miellin e situr në një tepsi.Hapni një vrimë në mes të tij dhe hidhni ujë me pak kripë.
Përzierjen e brumit fillojeni nga mesi, duke kombinuar ujin me miellin. Brumin punojeni me duar për 8-10 minuta.
Comments are closed for this post.