AZET po vjen në dy super-bashkëpunime me këngëtaret nga Kosova.
Reperi shqiptar që po gëzon sukses shumë të madh në muzikën gjermane, ka vendosur që sërish të bashkëpunojë me artistë shqiptare.
Gazeta Express mëson se këtë herë Azet ka zgjedhur këngëtaret shumë të famshme kosovare, Era Istrefin dhe Dhurata Dorën.
Sipas burimeve të gazetës, reperi do të bëjë nga një këngë me secilën.
Duket se njëra nga këto këngë mund të bëhet gati për sezonën e verës, ndërsa nuk dihet nëse Azet po përgatit ndonjë album të ri.
Ai ka publikuar në muajin mars albumin më të fundit, në bashkëpunim me Zuna, një nga anëtarët e grupit të tyre KMN.
Ndërkohë, Dhurata po shijon suksesin e hitit të saj ‘Zemër’ që e ka bërë bashkë me Soolking, këngë kjo që po dëgjohet gjithandej, e jo vetë nga shqiptarët.
Comments are closed for this post.