“ Kam ngecur në trafik; Nuk më doli gjumi; Tani i pashë thirrjet e humbura..etj etj” janë disa prej fjalive cliché që të gjithë i përdorim kur jemi vonë për të shkuar diku a takuar dikë, megjithatë jo gjithmonë pinë ujë. Sidomos me tre shenjat e mëposhtme që mund të tolerojnë e përtypin gjithçka, përveç vonesave. Janë aq të paduruara sa do t’ju hanin të gjallë në ato momente, prandaj bëni mirë të keni kujdes.

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit shquhen për karakterin e tyre të fortë e të palëkundur, mirëpo ajo që nuk dini është se ata janë gjithashtu njerëzit më të paduruar që mund të takoni në jetën tuaj. Ata janë shumë punëtorë, nuk dorëzohen kurrë para pengesave, përkundrazi motivohen akoma dhe më shumë për të finalizuar synimet e tyre, mirëpo kur bëhet fjalë për të qenë të duruar …le të themi që ngelin në klasë. Dashi urren të presë, si rrjedhojë ‘’urren” edhe ata që e bëjnë të presin. Për të koha është flori dhe duhet shfrytëzuar më së miri, ndaj përpiquni të jeni sa më korrektë me të.

Binjakët: Binjakët janë të pavendosur kur bëhet fjalë për të zgjedhur ku do të kalojnë pushimet apo çfarë të veshin sot, mirëpo ku vjen puna tek korrektësia, as mos guxoni të luani me durimin e tyre. Jo për gjë, por e keni betejën të humbur akoma pa e nisur. Janë një nga shenjat më të paduruara  të horoskopit dhe nuk kanë pse ta fshehin këtë gjë. Mjafton të shihni fytyrën e tyre pasi keni shkuar vonë në takim apo keni harruar të kryeni ndonjë porosi. Binjakët janë  si ata fëmijët e vegjël që mezi presin të hapin dhuratat e Krishtlindjes, ndaj më mirë të luani me nervat e tyre.

Ujori: Me siguri u habitët kur patë këtë shenjë mes më të paduruarave, mirëpo ata që i përkasin shenjës së Ujorit e dinë mjaft mirë se kanë shumë arsye për të qenë pjesë e listës. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë në të përgjithësi të urtë e të butë, paksa të tërhequr nga ana sociale, ama korrektësinë e duan shumë dhe nuk u pëlqen aspak të presin. Nuk e humbet kurrë toruan, mirëpo kur ndodh dijeni që fshihet një arsye e fortë nga pas, si për shembull vonesat. Bëni mirë të ndryshoni sjellje nëse doni një Ujor në jetën tuaj.