Shkupjanit Aco Nikollovski (50), i është parashtruar dënim me burgim në lartësi deri tre vjet, për shkak të aksidentit që ndodhi tre vjet më parë në autostradën Veles-Shkup ku pati 2 viktima, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.
Në Gjykatën Themelore në Veles ai e ka pranuar veprën për të cilën ngarkoheshe “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, për çfarë u shpall si fajtor.
Ai rrezikohej nga dënimi maksimal në lartësi prej 5 vjetësh, por pas pranimit të fajit, ajo u ul në 3 vjet.
Sipas aktakuzës, deri te aksidenti erdhi ngaqë vozitësi i autobusit nuk ka lëvizur në mesin e korsisë dhe nuk e ka mbajtur drejtimin e lëvizjes. Ai ka kaluar në korsinë e majtë, ka dalë nga rruga, ka goditur rrethoren e metaltë, për çfarë më pas është rrokullisur.
Aksidenti ka ndodhur më 20 gusht të 2017-s, pasi autobusi me transportues “Bus Travel” nga Shkup doli nga autostrada, derisa ktheheshin nga pushimi në Greqi. Si viktima u regjistruan bashkëshortët Borisllav dhe Nada Popo Nikollovski nga Velesi, 13 persona të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore, ndërkaq 14 lëndime të lehta trupore.
Comments are closed for this post.