Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski, është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Administrative. Këshilli Gjyqësor në mesin e 31 kandidatëve e ka zgjedhur edhe Çiçakovskin.

Ai u shkarkua nga pozita e kryetarit të KSHZ-së, për shkak të keqpërdorimit me bonuset në KSHZ, ndërsa këtë skandal e publikoi ish-ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily.

Për gjykatëse administrative gjithashtu është zgjedhur edhe bashkëshortja e ish-prokurorit në PSP Artan Ajro, Eleonora.

Ajo është gjykatësja e tretë në Gjykatën Administrative e zgjedhur nga Akademia.