SPB Shkup sot ka ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët e rajonit më të gjerë të qendrës së Shkupit për shkak të ardhjes së delegacionit nga Republika e Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilët i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët ku do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë. Në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.