Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M ka folur për gjendjen politike në Maqedoni dhe problemet me integrimin e vendit në BE.

Ai në pyetjen e gazetares “Keni përgjegjësi për ekzilin e madh që ndodh drejt perendimit?” u përgjigj se qytetarët nuk do të gjejnë kushtet e kërkuara edhe nëse ikini në vendet e perendimit. Ai ju tha në fund që të presin që të plotësohen kushtet edhe këtu të jetohet si në perendim.

“Kjo i ngjanë tamam një lufte. Në qoftë se ti nuk mund ta mbrosh dhe t’i krijosh kushte popullatës civile, mos e thirr atë të qëndrojë në vendin e vet por lene të lirë. Le të bëjë zgjedhje. Nuk mund të dal të ju them njerëzve mos kërkoni ju jetë më të mirë, pavarësisht se çfarë jete bëjnë ata atje. Andej nuk kanë jetë më të mirë se në vendin e e tyre. Për këtë unë mund t’i sigurojë, kurse ata që shkojnë do ta vërtetojnë kur do të shkojnë atje. As atje, brenda një viti ose pesë vitesh nuk mund të krijojnë standard që kanë ëndërruar” tha mes tjerash Ahmeti në emisionin Rruga drejt në Alsat M të enjten (18.04).

Ahmeti gjithashtu foli për zgjedhjet presidenciale dhe të ardhmen e Maqedonisë.