Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot organizon debat publik për ndryshime të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjit për nëpunësit administrativë.

Në debatin publik do të flasin ministri Damjan Mançevski, sekretari shtetëror, Jahi Jahija, këshilltarja për administratë, Biljana Zhagor Nikollovska dhe drejtori i Agjencisë për administratë, Spase Gligorov.