“Graviteti i Hënës e tërheq oqeanin më afër vetes në atë anë të Tokës të cilën e ka përballë, ndërsa për pjesën tjetër që ndodhen në anën tjetër, ndikimi gravitacional i Hënës është më i vogël.” – citoi astronomi Roen Kelly
A janë gjigandët e akullt (ose ndonjë planet i sistemit diellor) duke migruar në orbitat e tyre, në të njëjtën mënyrë me atë se si Hëna orbiton Tokën nga pak më larg (çdo vit)? – është një nga pyetjet që parashtroi Glen Hicks – Monument, Kolorado
Gjigandët e akullit “po migrojnë” shumë pak dhe çdo migrim që ata pësojnë nuk është sigurisht për të njëjtën arsye që Hëna e Tokës po largohet prej saj. Ka shumë faktorë që ndikojnë në orbitat e trupave të mëdhenj, të cilët luhaten në mënyrë aktive. Por, dy faktorë kryesorë janë ndërveprimet e baticës dhe distanca ndërmjet dy trupave.
Graviteti i Tokës e mban Hënën në orbitë rreth Tokës dhe Hëna nga ana tjetër shkakton baticat e oqeaneve. Ana e Tokës që përballet me Hënën ndjen pak më shumë gravitet, ndërsa pjesa e kthyer në anën tjetër e ndjen më pak, duke “krijuar” kështu një Tokë paksa të zgjatur.
Të quajtura fryrje baticash, këto zona të zgjatura mund të ndodhin edhe në tokë të fortë, por janë më të dukshme në oqeane. Rrotullimi i Tokës do të thotë që fryrja e baticës përballë Hënës do të jetë gjithmonë pak përpara Hënës, duke tërhequr satelitin tonë natyror përpara. Kjo i jep Hënës një shtytje gravitacionale, duke e shtyrë atë larg.
Por Hëna është vetëm 60 rreze toke larg nga Toka, ndërsa Urani është 4,000 apo më shumë rreze diellore larg nga Dielli. Pra, ndikimi i baticës së Diellit në orbitën e Uranit është më i vogël. Efekti për Tokën apo edhe Merkurin është shumë më i madh, por gjithsesi i papërfillshëm.
Megjithatë, është e mundshme që gjatë rrotullimeve të Merkurit dhe Afërditës, ata të kenë përjetuar “ndikimin” e baticës, duke ndikuar kështu në shpejtësinë e tyre të rrotullimit.
Pyetjes i është përgjigjur David Stevenson – profesor i Shkencës Planetare, Caltech, Pasadena – Kaliforni.
Comments are closed for this post.