Prokuroria Publike ka konfirmuar shkrimet e “Republikës” se Drin Ahmeti ka qenë në Prokurori për të dhënë deklaratë. Ata sqarojnë se ai është thirrur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për të dhënë deklaratë në një rast pas kallëzimit penal për vepër penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar në lidhje me koncesionin e dhënë.

Personi për të cilin jeni të interesuar është thirrur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup më 19.11.2024 për të dhënë deklaratë në një rast pas kallëzimit penal për vepër penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar në lidhje me koncesionin e dhënë. I pandehuri është paraqitur në marrje në pyetje dhe ka dhënë deklaratë. Prokurori publik i rastit vazhdon të ndërmarrë veprime dhe të marrë në pyetje persona të tjerë lidhur me pretendimet në kallëzim, thanë për “Republikën” nga Prokuroria.