MPB njofton se dje në Shkup, në zonën Qendër, zyrtarë policorë të Njësisë për Trafikim të Kundërligjshëm të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.T (30) nga Shkupi për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

“Më pas, pasi janë marrë masa shtesë, zyrtarë policorë nga Njësia për Trafikim të Kundërligjshëm në SPB Shkup, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në komunën e Aerodromit, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, farat e kanabisit, një peshore digjitale, një lëndë me gunga të bardha, tableta, një pistoletë “Zoraki M 906″ me kornizë, para dhe sende të tjera”.