Qendra për komunikime me qytetarët ka publikuar të dhënat për të gjitha tenderët e autoriteteve lokale për zbukurimet gjatë Vitit të Ri 2019.
Baza e të dhënave zbulon se për pritjen e Vitit të Ri 2019 janë zbukuruar disa komuna dhe janë harxhuar më shumë para se vitin e kaluar.
Autoritetet lokale të 27 komunave kanë nënshkruar marrëveshje për zbukurime në vlerë prej rreth 615 mijë euro, gjegjësisht 30 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Shumën më të madhe të parave e ka marrë një firmë nga Shkupi, e cila për dy marrëveshje (me Bashkinë e Shkupit dhe Komunën e Strumicës) do të fitojë mbi 300 mijë euro.
Komuna e Tetovës për zbukurimet gjatë pritjes së vitit të ri 2019, sipas raportit të Qendrës për komunikime qytetare ka harxhuar 12829. Të dhënat e plota për harxhimet e gjitha komunave mund t’i shikoni në këtë link./Telegrafi/
Comments are closed for this post.