Raporti i Freedom House, edhe këtë vit e ka radhitur Kosovën  në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë nga rajoni dhe me Pakistanin, Ukrainën, Kirgizinë, Armeninë e vende të tjera të botës.

Në raportin e vitit të shkuar Serbia ka qenë në mesin e vendeve të lira, por ka rënë në kategorinë “pjesërisht e lirë”, për shkak të, siç ceket në raport”parregullsive zgjedhore, sulmeve ndaj gazetarëve të pavarur dhe mbledhjes de facto të kompetencave jashtëkushtetuese nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiq”.

Nga 195 vendet e vlerësuara nga Freedom House, 86 janë të lira, 59 pjesërisht të lira dhe 50 jo të lira.

Raporti i kësaj organizate  e radhit edhe Shqipërinë në mesin e vendeve pjesërisht të lira.