Për shumicën e qytetarëve diçka e pazakontë, por në këtë shesh u zhvillua turneu i Beach Volleyit në kuadër të Javës së Sportit që po realizohet në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë.
Pjesmarrës ishin nëntë ekipe konkuruese me volejbollistë nga Tetova, Maqedonia, Ukraina dhe Kosova.
Në natën finale, vendin e parë e fitoi dyshja nga Kosova, Ermal Maliqi dhe Erjon Bajrami, vendin e dytë Adriatik Berisha dhe Shkëlqim Ismaili, kurse të tretin Roman Vollkov dhe Ivan Andonov.
Medaljet u ndanë nga Zv/Kryetari i Federatës së Volejbollit, Ivica Haxhi Ilevski – Çajka, ish voljebollisti I mirënjohur tetovar Durim Luma dhe nga Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Nga Komuna e Tetovës thonë se Vera Tetovare do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.
Comments are closed for this post.