Qoftë nëse e hani si ushqim kryesor apo si paragjellë apo si shtesë ushqimi, kjo pite është gjithmonë zgjedhje e mirë

Përbërësit:

  • 3 vezë,
    – 200 ml jogurt,
    – 100 gr miell të bardhë,
    – 100 gr miell misri,
    – 150 g proshutë,
    – 200 gr djathë,
    – 4 kastravecë turshi,
    – 1 spec turshi,
    – 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira,
    – 50 ml vaj.
  • Përgatitja:Tundni vezët, shtoni miellin (e grurit dhe të misrit), pluhurin për ëmbëlsira, jogurtin, djathin, kastravecët e grirë dhe specin, vajin dhe të gjitha bashkoni mirë.

    Qitni në tepsi të lyer dhe piqni në 200 gradë Celsius 50 minuta. Mbuloni gjatë pjekjes.

    Është e shkëlqyeshme me jogurt apo kos, si paragjellë apo shtesë gjellëve.

    Ju bëftë mirë.