Mbretëresha Elizabetë II vdiq nga pleqëria, këtë gjë e ka treguar certifikata e saj e vdekjes.
Në të tregohet se monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë në orën 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator.
Regjistrimet Kombëtare të Skocisë publikuan certifikatën e saj të vdekjes këtë të enjte.
Profili i Mbretëreshës Elizabetë II:
Mbretëresha Elizabetë II është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ajo ka 70 vite në fron. Monarkja ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër.
Bashkëshorti i saj, Princi Philip, Duka i Edinburgut, vdiq më 9 prill 2021, në moshën 99-vjeçare. Princi u martua me Princeshën Elizabeth në vitin 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë. çifti pati katër fëmijë: Charles, Anne, Andrew dhe Edward.
Historia më e gjatë e dashurisë së monarkisë britanike filloi pak para Luftës së Dytë Botërore, kur Princi Filip 18-vjeçar i Greqisë takoi kushërirën e tij të tretë, Princeshën Elizabeth, gjatë vizitës së familjes së saj në Kolegjin Mbretëror Detar të Britanisë në Dartmouth, ku Philip po studionte. . Më 14 nëntor 1947, çifti u martua në Westminster Abbey dhe mbreti George VI e emëroi Filipin si Dukë të Edinburgut menjëherë pas kësaj. Për më shumë se gjysmë shekulli, Princi Philip e mbështeti gruan e tij në detyrat e saj mbretërore dhe mori përsipër një plan ambicioz të detyrimeve të tij.
Funerali i tij u mbajt më 17 prill 2021. Për shkak të kufizimeve të koronavirusit, vetëm 30 të ftuar u ftuan të merrnin pjesë. Fotot e mbretëreshës së ulur vetëm në kapelën e Shën Gjergjit u cilësuan si një simbol i vetmisë dhe pikëllimit të saj.
E lindur në vitin 1926, Princesha Elizabeth u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI, në vitin 1952.
Në shtator të viti 2015 , mbretëresha tejkaloi rekordin prej 63 vitesh e 216 ditësh në fron të vendosur nga Mbretëresha Victoria (stërgjyshja e saj) për t’u bërë ajo monarkja britanike më jetëgjatë në histori. Në shkurt 2022, mbretëresha festoi jubileun e saj Platinum, duke shënuar shtatë dekada të shërbimit të saj në Commonwealth.
E arsimuar nga mësues privatë, me fokus në historinë dhe ligjin britanik, që në kohën kur ajo ishte princesh, studioi gjithashtu muzikë dhe mësoi të fliste rrjedhshëm frëngjisht, teksa njihet për anagzhimet e saj për të ndihmuar pjesën më vulnerable të shoqërisë , vizitat ne vende të largëta dhe për pasionin e madh për kuajt.
Monarkja që në moshën 25-vjeçare, ka kaluar nga 15 kryeministra britanikë në mbretërimin e saj dhe është takuar me 13 presidentë të SHBA-së. Ajo ka mbretëruar me sukses pavarësisht tkurrjes së Perandorisë Britanike dhe ngritjen e globalizimit. Ajo e ka udhëhequr vendin përmes pasigurisë, dhe dramave të vetë familjes mbretërore.
Ajo do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura dhe më të vlerësuar në Mbretërinë e bashkuar.
Comments are closed for this post.