Bregdeti perëndimor i Jpaonisë do të goditet sot nga një tajfun, kanë ngritur alarmin autoritetet.

Miliona njerëz janë këshilluar të largohen nga zonat ku priten efekte të forta, për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Tajfuni i fuqishëm u dobësua mbrëmë teksa arriti në tokë në qytetin jugor të ishullit Kyushu, Kagoshima, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha.

Transmetuesi shtetëror NHK raportoi se një person vdiq dhe 50 të tjerë u plagosën teksa tajfuni kaloi përmes ishullit Kyushu, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende numrin, raporton AFP.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili ishte planifikuar të nisej sot për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të vonojë udhëtimin e tij me një ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia, tha zyra e tij. /abcnews.al