Google do të fshijë automatikisht të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve të saj që vizitojnë klinikat e abortit, sipas një njoftimit nga gjigandi i internetit, pas shqetësimeve se të dhëna të tilla elektronike mund të përdoren për të identifikuar gratë që dëshirojnë të abortojnë.

Njoftimi vjen një javë pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi vendimin e saj historik për legalizimin e abortit. Ligjvënësit demokratë dhe grupet e të drejtave shprehën shqetësimet se të dhënat personale të grave që kishin abortuar ose atyre që i ndihmuan mund të përdoreshin kundër vullnetit të tyre nga prokurorët në shtetet konservatore që kanë ndaluar abortin.

Prej javësh ata u kanë kërkuar kompanive të mëdha që të fshijnë informacionet personale nga kërkimet në internet në lidhje me abortin ose informacionin e vendndodhjes. Por Google, Meta dhe Apple deri më tani nuk kanë dhënë asnjë koment.

Fitzpatrick shtoi se Google në mënyrë rutinore “fshin” kërkesat e papërshtatshme dhe të tepruara nga autoritetet, pa iu referuar në mënyrë specifike abortit.