– Transaksionet me vlerë 100 milionë euro janë bërë me kartat e pagesave për blerje onlajn në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar, ose 28 për qind më shumë se periudha e njëjtën në vitin 2017. Transaksionet individuale në këtë periudhë shënojnë prirje të rritjes edhe më të madhe prej 39 për qind, kështu tregon hulumtimi i publikuar sot, që e ka realizuar Asociacioni për e-Tregti i Maqedonisë.
Shumica e blerjeve onlajn, ose 63 për qind, janë shpenzuar për blerje prej e-tregtarëve të huaj ose pothuaj 63.34 milionë euro, përballë 31.15 milionë euro të realizuara te e-tregtarët vendas, që është 33 për qind. Katër për qind ose 3.8 milionë euro nga vlera e transaksioneve të bëra te e-tregtarët vendas janë bërë nga mbajtësit e kartave të huaja. Blerjet onlajn bartësve të kartelave të Maqedonisë te e-tregtarët vendorë kanë shënuar rritje prej 51 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ndërsa të huajt në Maqedoni kanë shpenzuar 82 për qind më shumë onlajn te e-tregtarët vendas. Të dhënat e BPRM onlajn transaksione të realizuara i përfshijnë edhe transaksionet e pagesave për ujë, energji elektrike, linjat telefonike që janë realizuar onlajn me karta për pagesë.
Sipas sondazhit, onlajn blerjet te shitësit vendas po ndryshojnë pozitivisht për e-dyqanet e Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë shpenzojnë mesatarisht 19.7 euro për një transaksion onlajn kur blejnë në shtëpi, ndërsa 31.5 euro kur blejnë nga e-tregtarët e huaj. Ndoshta rritja e onlajn ofertës nga e-tregtarët vendas do të kontribuojë për rritje të interesit për onlajn blerje prej tregtarëve vendas.
“Oferta e shtuar dhe më e mirë nga e-tregtarët, përvoja e përmirësuar dhe mundësitë më të mëdha për blerësit janë vendimtare për rritjen e interesit të qytetarëve për onlajn blerje. Ndërmarrjet e mëdha gjithashtu duhet ta venë në fokus këtë kanal për shitje kryesisht për shkak të përfitimeve që i mundëson e-tregu, e kështu do të ndikojë ndjeshëm dhe do të kontribuojë në rritjen e-tregut”, vlerëson Nina Angelovska, kryetare e Asociacionit për e-tregti e Maqedonisë.
Kryesisht, siç thekson, mungon edukimi dhe besimi, ndërsa atë e ndërtojnë më së shumti kompanitë vendase me ofertat, proceset, mbështetjen e klientëve dhe përvojën e përgjithshme të mirë që do të përmbushin dhe tejkalojnë pritjet e konsumatorëve.
Comments are closed for this post.