Të paktën 3 persona humbën jetën dhe mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike kur një stuhi e fuqishme goditi të enjten pjesët veriore dhe lindore të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Gjermanisë, Deutscher Wetterdienst (DWD) tha se stuhia e quajtur ‘Ylenia’, arriti shpejtësinë e erës mbi 150 kilometra në orë në malet Harz në shtetin verior të Saksonisë-Anhalt.
Një 37-vjeçar humbi jetën kur automjeti i tij u godit nga një pemë që ra në qytetin verilindor të Uelzen, raportoi transmetuesi publik ARD.
Një shofer 55-vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku për shkak të një peme të rrëzuar në Saksoni-Anhalt.
Në qytetin Osnabruck, drejtuesi i një automjeti ka humbur jetën pasi është përplasur me një kamion.
Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë, Deutsche Bahn anuloi udhëtimet e trenave në distanca të gjata për dhe nga shtetet veriore duke përfshirë Hamburgun, Bremenin dhe Schleswig-Holstein.
Deri më 19 shkurt do të ketë ndërprerje në shërbimet e trenave në të gjithë vendin për shkak të dëmeve të shkaktuara nga stuhia.
Stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në zonat lokale në shtetet e Rhine-Westphalia Veriore, Saksoni-Anhalt, Brandenburg dhe Bavari, duke lënë më shumë se 80 mijë qytetarë pa energji elektrike.
Comments are closed for this post.